Djathë i zhytur në vaj ulliri – Metoda e vjetër e ruajtjes dhe zbutjes së djathit

Kjo teknikë e vjetë spanjolle, ndihmon në ruajtjen e djathit dhe gjithashtu i jep “jetë” djathrave të tharë.

Vaji shërben si një pengesë kundër baktereve dhe mikroorganizmave të tjerë, duke e mbajtur djathin të sigurt për konsum për shumë muaj ose edhe vite.

Pas një muaji apo më shumë, djathi ka thithur mjaftueshëm vaj, duke marrë një strukturë të butë.

Për shkak se vaji e zbut djathin, kjo metodë mund të përdoret edhe për të rifituar strukturën e butë të djathrave që janë tharë dhe janë shumë të ngurtësuar për t’u ngrënë.

Më poshtë, AgroWeb.org ju njeh me metodën e përgatitjes së kësaj recete interesante.

Metoda e përgatitjes

Përdorni vetëm djathë të thatë, të fortë e të vjetëruar, si ai kaçkavall, parmixhan, guda ose çedar.

Prisni lëkurën dhe më pas priteni djathin në kubikë ose në formë drejtëkëndore.

Copëzat e djathit vendosini në kavanoza të pastër, duke lënë një centimetër hapësirë poshtë buzës së kavanozit.

Nëse dëshironi ju mund të shtoni barishte ose erëza të thata, të cilat do t’i japin shije dhe aromë vajit.

Më pas, mbulojeni djathin plotësisht me vaj ulliri ekstra të virgjër, duke u siguruar që djathi të jetëi  zhytur plotësisht në vaj.

Kini kujdes, sepse çdo pjesë e djathit që nuk është e zhytur në vaj mund të zërë myk.

Mbyllni kavanozët dhe më pas ruajini në temperaturën e dhomës deri në gjashtë muaj.

Pas gati një muaji, vaji do të ketë depërtuar në qendër dhe djathi do të jetë zbutur plotësisht. /AgroWeb.org

SHARE