Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka paralajmëruar për stuhinë e nesërme, duke thënë se në Mal të Zi pritet ndikimi i një cikloni, i cili do të shkaktojë ndryshim të motit dhe kushte jostabile të motit.
MPB-ja ka dërguar një paralajmërim për të gjithë pjesëmarrësit në sistemin e mbrojtjes dhe shpëtimit dhe ka treguar nevojën për rritjen e gatishmërisë operacionale.
Ata theksuan se në territorin e Malit të Zi dhe në zonën e Adriatikut jugor priten reshje më të bollshme në disa vende.
Gjithashtu është i mundur zhvillimi i stuhishëm i vranësirave me kushte për shfaqje lokale të motit të ashpër të shoqëruar me breshër.
Krahas reshjeve të shiut, në zonën e vranësirave është e mundur edhe erëra të forta, të furishme dhe me stuhi.
Në bregdet priten dallgëzime më të forta dhe gjatë ditës rënie e dukshme e temperaturës së ajrit.
“Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, në nivel lokal janë të mundshme probleme afatshkurtra me sasi të bollshme të ujit – veçanërisht në zonat urbane, në përrenjtë e rrëmbyeshëm dhe përgjatë rrugëve që përshkojnë shpatet malore”, përfundon komunikata e MPB-së.