THYHET REKORDI I NXEHTËSISË SË OQEANIT / SHKENCËTARËT: PO RREZIKOHET SHKRIRJA E AKULLNAJAVE

Oqeanet kanë arritur temperaturën e tyre më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, ndërsa thithin ngrohtësinë nga ndryshimet klimatike, me pasoja të tmerrshme për shëndetin e planetit tonë.

Temperaturat shënuan 20.96 gradë Celsius, temperaturë kjo më e lartë se mesatarja për këtë periudhë të vitit.

Oqeanet, sipas ekspertëve, janë një rregullator jetik i klimës pasi thithin nxehtësinë, dhe prodhojnë gjysmën e oksigjenit të Tokës. Por ngrohja e ujërave, sipas BBC, po ndikon negativisht në këtë fenomen.

Kjo pasi nga njëra anë nxehtësia redukton procesin e thithjes së dyoksidit të karbonit e nga ana tjetër përshpejton shkrirjen e akullnajave duke rritur kështu nivelin e e ujërave të deteve. Nga ana tjetër, oqeanet më të nxehta dhe valët e të nxehtit shqetësojnë speciet detare si peshqit dhe balenat ndërsa lëvizin në kërkim të ujërave më të freskët, duke prishur zinxhirin ushqimor.

Ekspertët paralajmërojnë se mund të preken rezervat e peshkut.

Disa kafshë grabitqare, duke përfshirë peshkaqenët, mund të bëhen agresive për shkak të ujërave të ngrohtë.

Shkencëtarët po hetojnë pse oqeanet janë kaq të nxehtë tani, por thonë se ndryshimi i klimës po i bën detet më të ngrohta pasi ato thithin pjesën më të madhe të ngrohjes nga emetimet e gazrave serrë.

SHARE