NËNSHKUHET MEMORANDUMI I MIRËKUPTIMIT PËR NJË RESORT EKSKLUZIV TURISTIK NË MAVRIJAN

Kryeministri Dritan Abazoviq nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë, Komunës së Ulqinit dhe Al Shidi Group për mundësinë e zhvillimit të kompleksit turistik në kodrën e Mavrijanit në Ulqin.

Qëllimi, siç tha ai, është që komunat e Tivarit dhe Ulqinit të valorizojnë lokalitetet e tyre dhe të gjejnë vende të reja pune.

“Kjo është një biletë e shkëlqyer për shumë partnerë nga grupi Ali Shidi. Të gjithë ata që duan të bëjnë biznes të ndershëm janë më se të mirëpritur në Mal të Zi. Pres me padurim biznesmenë të suksesshëm që shohin një shans në zhvillimin e vendit tonë”, tha kryeministri pas nënshkrimit të memorandumit.

“Ideja është që Mavrijani të jetë një qytet i ri i vogël. Besoj se ky është një grup serioz, me referencat e nevojshme për një projekt si ky. Ai hap një mundësi biznesi për kompani të tjera nga Arabia Saudite, si dhe vende të tjera“, tha Abazoviq.

Numri i qytetarëve nga Arabia Saudite dhe vendet përreth, shtoi kryeministri, është dukshëm më i lartë se në vitet e kaluara.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, bëri të ditur se sot asaj komune po i hapet një perspektivë tjetër.

“Jam i sigurt se do të kemi një nga investimet më të mëdha në kodrën e Mavrijanit, ndoshta edhe më të madh se Gjiri i Lushticës, Portonovi dhe Porto Montenegro. Jam i sigurt gjithashtu se çdo investitor që ka mundësi të investojë do ta bëjë në mënyrën e duhur,” theksoi Bajraktari.

SHARE