QEVERIA FILLON PROCEDURAT LIGJORE PËR ZGJEDHJE NË VERI, NIS LARGIMI I 4 KRYETARËVE

Qeveria e Kosovës i ka filluar procedurat ligjore për largimin e kryetarëve të zgjedhur në katër komunat veriore të Kosovës.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka filluar përgatitjen e procedurave për largimin e kryetarëve nga komunat veriore pas pajtimit të kryeministrit Albin Kurti për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Grupi punues “është përgjegjës për hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave dhe afateve për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave”.

Ky Grup Punues, sipas Qeverisë “duhet ta finalizojë Projekt – Udhëzimin Administrativ“.

Në vendim thuhet që grupi i pubës do të mbështetët nga zyra e BE-së, përfaqësues nga ambasadat dhe OSBE-ja. Pikërisht nga shpallja e zgjedhjeve duket të varet edhe heqja e masave për Kosovën nga BE-ja.

Ndërsa Kosova ka nënshkruar një marrëveshje katërpikëshe për përshkallëzimin e situatës në veri, masat ndaj saj nuk janë hequr, e për analistin Gazmir Rraci kjo është e çuditshme.

“Kosova ka filluar të zbatojë planin 4-pikësh, ka ulur prezencën e policisë në dhe përreth objekteve që ka qenë pika e parë dhe shumë e rëndësishme nga ana e Bashkimit Europian që është kërkuar”.

SHARE