Kryetari i Lëvizjes „Evropa Tani“, Millojko Spajiq tha se kanë bindur presidentin Jakov Millatoviq se kanë shumicë për mandatar por edhe për formimin e qeverisë më vonë.
“Ka pasur bisedime joformale, por në radhë të parë jemi marrë me parimet me të cilat do të merret qeveria e ardhshme, si dhe kush mund të jetë mandatari për formimin e qeverisë së ardhshme. Jemi të bindur se kemi shumicën për mandatin dhe më vonë shumica për formimin e Qeverisë”, tha ai.
Spajiq tha se beson se do të ketë mbështetjen e 41 deputetëve në Kuvend.
“Mendoj se detyra e mandatarit është të kërkojë mazhorancën prej 41 deputetësh kur të bëhet mandatar. Kemi parë që kjo qeverisje e mazhorancës është diçka që është një skenar optimal dhe për të mos përsëritur gabimet e paraardhësve. Ne mendojmë se duhet të përpiqemi për një qeveri të shumicës”, tha Spajiq.
Millatoviq është takuar edhe me përfaqësues të Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) e më pas me përfaqësues të Demokracisë së Re Serbe.