GJUROVIQ: NE PO E ZVOGËLOJMË BORXHIN KOMBËTAR DHE PO NDËRTOJMË NJË MJEDIS TË QËNDRUESHËM EKONOMIK

Siç e kemi premtuar, po e zvogëlojmë borxhin kombëtar dhe po ndërtojmë një mjedis të qëndrueshëm ekonomik, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviq.

Të rikujtojmë se totali i borxhit shtetëror (pa depozita) më 30 qershor të këtij viti ishte 4,024 miliardë euro, ose 62,42 për qind e PBB-së.

“Urime Ministrisë së Financave dhe Ministrit Damjanoviq për rezultatet e mira. Mali i Zi është në rrugën e duhur”, ka shkruar Gjuroviq në Twitter.

SHARE