Të gjitha llojet e karburanteve në Mal të Zi nga mesnata do të shtrenjtohen pesë cent, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale.
Kështu nga mesnata një litër BMB 98 do të kushtojë 1.63 euro, BMB 95 1.59 euro, Eurodieseli 1.44 euro dhe nafta për ngrohje 1.41 euro.
“Sipas përcaktimeve të Rregullores për mënyrën dhe sasinë e elementeve mbi bazën e të cilave formohen çmimet maksimale të derivateve të naftës (“Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”, numër 23/2021), do të bëhet përllogaritja e radhës më 14 gusht, çmimet eventuale të ndryshuara të derivateve të naftës do të vlejnë nga 15 gushti”, kanë thënë nga MIK.