Viti shkollor fillon më 4 shtator, është bërë e ditur në kalendarin shkollor në faqen e Qeverisë.
Pushimi veror, u vendos, nuk do të shtyhet përkundër propozimeve të kryeministrit në mandatin teknik Dritan Abazoviq dhe ministrit të Financave në mandatin teknik Aleksandar Damjanoviq për zgjatjen e pushimeve verore dhe dimërore për një javë.
Ministri i Arsimit, Miomir Vojinoviq, ka sjellë Kalendarin shkollor për vitin 2023/2024, sipas të cilit viti shkollor fillon më 4 shtator të këtij viti dhe përfundon më 14 qershor të vitit të ardhshëm.
Sipas atij dokumenti, pushimet dimërore do të fillojnë më 1 janar dhe do të përfundojnë më 21 janar 2024, ndërsa dita e fundit shkollore për nxënësit e klasave të fundit të shkollës fillore dhe të mesme është 17 maji.
Sipas atij dokumenti, pushimet verore do të zgjasin nga data 17 qershor deri më 31 gusht 2024.