Organizata Turistike e Ulqinit gjatë dy fundjavave të ardhshme do të organizojë dy mbrëmje muzikore.
Ky manifestim unik akustiko-muzikor do të mbahet në grykëderdhjen e lumit Buna me fillim në ora 20:00, të shtunën, më 29.07.2023 dhe 05.08.2023.
Më 29.07.2023 do të performojnë këngëtarja nga Ulqini Eliza Markiq dhe Amira Medunjanin, këngëtarja e njohur me zë magjik nga Sarajeva, ndërsa më 05.08.2023 do të performojnë grupet Lanterna dhe Ljetno Kino Bend.
Ngjarja është unike në atë që vizitorët mund të shijojnë atmosferën nga varkat, si dhe nga bregu dhe restorantet përreth, si në notat e bukura të muzikës ashtu edhe në perëndimin e diellit.