Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, të hënën do të fillojë konsultimet me përfaqësuesit e partive politike për mandatarin e përbërjes së qeverisë së re.
Millatoviq ka thënë para gazetarëve pas seancës konstituive të Kuvendit se konsultimet do të fillojnë në rezidencën në Cetinë.
“Sot do të arrijë një ftesë për të gjitha subjektet politike dhe kështu e filloj këtë formalitet”, tha Millatoviq.
Ai përkujtoi se ka 30 ditë kohë për të kryer konsultimet dhe shtoi se beson se do ta bëjë më shpejt.