ABAZOVIQ: DO TË NDËRTOJMË NJË HOTEL PRESTIGJIOZ NË ULQIN

Kryeministri i Malit të Zi në mandatin teknik Dritan Abazoviq shprehet i kënaqur që marka hoteliere Hilton është e interesuar të zgjerojë biznesin e saj në Ulqin, ku ka potencial të madh për zhvillimin e mëtejshëm të një destinacioni unik turistik dhe ku ardhja e një hoteli me pesë yje në këtë qendër shënon një fillim të ri për atë qytet.

„Abazoviq theksoi progresin e madh në ofertën turistike në Mal të Zi në periudhën paraprake, si dhe përpjekjet e bëra që destinacioni të jetojë 365 ditë në vit, në të cilin ky hotel do të jetë i një rëndësie kyçe”, thuhet në njoftim.

Pikemal theksoi se Hilton njeh potencialin e madh në Mal të Zi dhe Ulqin për zhvillimin e hoteleve, si dhe se faktorë kyç janë natyra e bukur dhe mirësia dhe mikpritja e njerëzve. 

“Misioni i Hilton është të integrohet në komunitet dhe t’i përhapë këto vlera tek mysafirët e tij. Kërkesa e mysafirëve për eksperienca unike hoteliere dhe njohja e cilësisë së tyre e bëjnë Hilton të pozicionohet në mënyrë ideale për t’iu përgjigjur nevojave të tregut”, thuhet në njoftim.

U konstatua se markat globale të hoteleve që tashmë kanë arritur sukses të konsiderueshëm dhe rezultate të mira në Mal të Zi, dhe se investimet e reja paralajmërojnë vazhdimin e këtij trendi në të ardhmen.

SHARE