SHBA-ja BËN GATI MASAT E REJA PËR TA NDIHMUAR LUFTËN KUNDËR MOTIT EKSTREM

Përderisa miliona amerikanë po përballen me nxehtësi të madhe në të gjithë pjesën jugperëndimore të SHBA-së, presidenti Joe Biden planifikon të shpallë hapa të rinj për t’i mbrojtur punëtorët, për t’i përmirësuar shërbimet e parashikimit të motit dhe për ta bërë ujin e pijshëm më të qasshëm, tha Shtëpia e Bardhë më 27 korrik.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre e përshkroi valën e të nxehtit si “një kohë të vështirë” dhe tha se Biden po e trajtonte ndryshimin e klimës me “urgjencën e nevojshme”.

Presidenti demokrat ka nxitur Departamentin amerikan të Punës t’i shtojë inspektimet e vendeve të punës potencialisht të rrezikshme, si fermat dhe kantieret e ndërtimit.

Ai gjithashtu kërkoi inspektime më të shpeshta në vendet e puës për të verifikuar nëse po respektoheshin masat e sigurisë së nxehtësisë.

Si pjesë e nismës, departamenti amerikan do t’i njoftojë punëdhënësit dhe punonjësit për mënyrat se si të qëndrojnë të mbrojtur nga nxehtësia ekstreme, që ka vrarë 436 punëtorë që nga viti 2011, sipas statistikave federale.

SHARE