FMN: PEZULLIMI I MARRËVESHJES SË GRURIT DO TË RRISË ÇMIMET E GRURIT

Paralajmërimin e jep FMN-ja, e cila bën me dije se marrëveshja për eksportet  e drithërave përmes Detit të Zi ka qenë “shumë e rëndësishme” për sigurimin e furnizimeve të bollshme me drithëra.

“Ne jemi ende duke vlerësuar gjendjen, por një rritje prej 10 deri në 15 për qind e çmimit të drithërave është një vlerësim i arsyeshëm”.

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi të martën se inflacioni global do të ulet në 6.8% në 2023 nga 8.7% që ishte në 2022. Në vitin 2024 inflacion pritet të ulet në 4.7%.

FMN-ja javën e kaluar tha se tërheqja e Rusisë nga marrëveshja për eksportin e grurit ukrainas, e cila u ndërmjetësua nga Turqia dhe OKB-ja korrikun e kaluar, do të godiste rajonet që mbështeten shumë tek dërgesat me drithëra nga Ukraina, duke përfshirë Afrikën e Veriut, Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore.

Marrëveshja e lejoi Ukrainën të eksportonte rreth 33 tonë grurë përmes Detit të Zi dhe ishte një faktor i rëndësishëm për sigurinë ushqimit në nivel botëror.

SHARE