MILLATOVIQ: MARRËDHËNIET MIQËSORE ME KOSOVËN, FORCOJNË LIDHJET EKONOMIKE

Marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Kosovës janë miqësore, të bazuara në parimet e fqinjësisë së mirë dhe të perspektivës së përbashkët evropiane, ka shkruar në Twitter presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq pas takimit me ambasadoren e Kosovës në Mal të Zi, Ariana Zherka Hoxha.

“Gjatë bisedës me ambasadoren Ariana Zherka Hoxha, theksova rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve tona ekonomike, veçanërisht në fushën e tregtisë, turizmit dhe energjisë. Në këtë kuptim, rindërtimi dhe ndërtimi i rrugëve rrugore Rozhajë-Pejë dhe Plavë-Deçan është i një rëndësie të madhe”, ka thënë Millatoviq në Twitter.

Millatoviq tha gjithashtu se Mali i Zi mbështet dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nën patronazhin e BE-së.

SHARE