Të hyrat nga shërbimet e linjave të trageteve fundjavën e kaluar arritën në mbi 100 mijë euro, njoftoi Ndërmarrja Publike „Të Mirat Detare“.
Nga kjo ndërmarrje, që menaxhon linjën e tragetit Kamenari-Lepetane, kanë thënë se të shtunën kanë qenë 48,55 mijë euro, ndërsa të dielën 51,55 mijë euro.
“Kemi kënaqësinë të theksojmë se kemi tejkaluar shumën prej dy milionë euro të hyra që nga fillimi i tarifimit për shërbimin e trageteve të linjës së tragetit Kamenari-Lepetane”, thuhet në deklaratë.
Ata bënë të ditur se në fund të korrikut do të shpallin rezultatet zyrtare të të ardhurave dhe shpenzimeve, në mënyrë që publiku të njihet me rezultatet e operacioneve në atë muaj.
“Duke qenë se korriku është muaji i parë që nga përfundimi i flotës dhe vendosja e shërbimit të rregullt në linjën e tragetit, në fund të muajit do të paraqesim një rezultat zyrtar të të ardhurave dhe shpenzimeve, në mënyrë që publiku të jetë në dijeni të fitimit për muajin aktual”, thonë nga Ndërmarrja Publike „Të Mirat Detare“.