Barbie është kthyer në filmin më të parë këtë vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e në Kanada, siç bën të ditur kompania për shpërndarjen e tij Warner Bros. Sipas të dhënave zyrtare, ky realizim ka arkëtuar 155 milion dollarë vetëm në fundjavën e parë të prezantimit në territorin amerikan. Pra, duket se e ka fituar bindshëm betejën e arkëtimeve.
Ndërkohë, filmi tjetër i kohëve të fundit, Oppenheimer që po ashtu e pati premierën të premten ka arritur që të mbledhë 93.7 milion dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç njoftoi kompania Universal Pictures.
Premierat e tyre u mbajtën në kohën kur në përgjithësi, kinematë janë duke humbur shikuesit pasi të shumtë janë ata që tërhiqen nga përmbajtja online.
Në Mbretërinë e Bashkuar, kompania Vue ka thënë se për shkak të të dy filmave, kinematë kanë patur lëvizjet më të mëdha të katër viteve të fundit.
Oppenheimer shtjellon zhvillimin e bombës së parë atomike me aktorin Cillian Murphy në rolin kryesor. Regjia mban filmin e regjisorit të njohur, Christopher Nolan.
Ndërkohë në filmin Barbie, kukullën e famshme për fëmijë dhe që i ka rezistuar kohës, prezantohet periudha kur ajo është në kërkim të identitetit dhe po ashtu inkurajon shokun e saj Ken që të krijojë individualitet.
Rolet e protagonistëve në film i interpretojnë Margot Robbie e Ryan Gosling. Meqë dy filmat e kishin premierën të premten e 21 korrikut, gara mes tyre ka qenë e fortë dhe në rrjetet sociale është përshkruar si “Barbenheimer”.