ZELANDË E RE, 2 TË VDEKUR DHE 6 TË PLAGOSUR DISA ORË PARA KUPËS SË BOTËS PËR FEMRA

Të shtënat me armë zjarri kanë lënë të vdekur dy persona në qendër të Auckland, Zelanda e Re, disa orë përpara se qyteti të hapë Kupën e Botës të futbollit për femra.

Gjashtë persona të tjerë, duke përfshirë oficerë policie, u plagosën dhe personi i armatosur gjithashtu vdiq pas incidentit.

Autoritetet thanë se nuk bëhet fjalë për sulm terrorist dhe se turneu do të vazhdojë siç ishte planifikuar. Sipas policisë autori i sulmit qëlloi me një armë gjahu kur mbërriti në një kantier ndërtimi në Queen Street.

Sipas kryebashkiakut të Auckland , i gjithë personeli i FIFA-s dhe ekipet e futbollit të femrave janë të sigurt.

“Nuk mbaj mend që diçka e tillë të ketë ndodhur ndonjëherë në qytetin tonë të bukur. Ngjarjet e këtij mëngjesi kanë qenë tragjike dhe shqetësuese për të gjithë banorët e Auckland-it, pasi kjo nuk është diçka me të cilën jemi mësuar”, shkroi Broën në Tëitter.

FIFA shprehu “ngushëllimet më të thella” për familjet e viktimave dhe tha se ishte në komunikim me autoritetet e Zelandës së Re. Ndeshja hapëse do të zhvillohet mes Zelandës së Re dhe Norvegjisë në Eden Park të qytetit. Kupa e nëntë e Botës për Femra po bashkëorganizohet nga Zelanda e Re dhe Australia.

SHARE