SHPORTA E KONSUMIT NË QERSHOR 818.2 EUR

Vlera e shportës minimale të konsumit për muajin qershor, sipas të dhënave të Monstat, ishte 818,2 euro, që është 9,1 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Prej tyre, 387.1 euro ishin të lidhura me shpenzimet për ushqim dhe pije joalkoolike, ndërsa 431.1 euro për shpenzime për produkte dhe shërbime jo ushqimore.

“Shpenzimet për ushqime dhe pije joalkoolike në qershor, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shënuan rritje prej 12,7 për qind, ndërsa shpenzimet për produkte dhe shërbime joushqimore janë rritur për 6 për qind”, thuhet në njoftim.

Monstat njoftoi gjithashtu se vlera totale e shportës minimale të konsumit për muajin prill ishte 806,1 euro, ndërsa për majin 810,4 euro.

SHARE