Shenjat që Tregojnë se Dhimbja e Kokës Është në të Vërtetë Migrenë

Agonia përvëluese që shkakton migrena e drobit njeriun.

Dhimbjet e kokës kanë shkaktarë të ndryshëm siç është sinoziti.

Simptomat e dhimbjeve të kokës janë të ngjashme pavarësisht shkakut, por nganjëherë migrena maskohet si dhimbje që nxitet nga sinoziti.

Për të shmangur çdo konfuzion të mundshëm në lidhje me burimin e dhimbjes, është e rëndësishme që lexuesit e AgroWeb.org të mësojnë mbi simptomat e migrenës.

Duke njohur simptomat e duke identifikuar faktorët nxitës të migrenës, njeriu është më i aftë të shmangë dhimbjen sa më shumë që të jetë e mundur.

Katër Fazat e Dhimbjes së Migrenës

Kjo sëmundje shpërthen në katër faza të veçanta.

Ndonjëherë njeriu i kalon të katër fazat e intensitetit të dhimbjes dhe me raste kalon vetëm një ose dy.

Faza e Parë

Sipas studimeve të cilave i referohet AgroWeb.org, një ditë ose dy përpara migrenës, organizmi jep këto sinjale:

  • Etje,
  • Urinim të tepërt,
  • Neps,
  • Konstipacion,
  • Mpirje të qafës,
  • Luhatje humori,
  • Hapje të shpeshta të gojës.

Këto shenja paralajmëruese vijnë në ndihmë që të dini momentin kur të pini medikamentin e duhur kundër migrenës.

Sa më shpejt që të trajtohet ajo, aq më shpejt largohet.

Faza e Dytë e Migrenës

Faza e dytë shoqërohet me mjegullim të shikimit dhe tjetërsim të ngjyrave dhe figurave vizive.

Gjatë kësaj faze, njeriu bëhet konfuz, ka vështirësi në të folur e të shpjeguar mendimet si dhe mpirje të njërës anë të trupit.

Kjo fazë zgjat 20 deri në 60 minuta.

Faza e Tretë

Kur sulmi i migrenës arrin në kulm, dhimbja është shumë e fortë dhe thumbuese.

Shpesh ajo ndihet në njërën anë të kokës por ndodh edhe në të dyja anët.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org dhimbja mund të zgjasë nga 4 deri në 72 orë.

Nëse nuk trajtohet ajo mund të shoqërohet me mjegullim të shikimit dhe marramendje e të fikët.

Gjatë këtij episodi sulmi, njeriu ka nevojë të mbyllet në një dhomë të errët, të qetë ku mund të rrijë deri sa dhimbja të zbutet.

Në këto raste, njeriu bëhet shumë i ndjeshëm ndaj aromave, dritës dhe zhurmës.

Faza e Katërt

Pas zbutjes së dhimbjes, njeriu përballet me simptoma të ngjashme me atë të teprimit me alkolin.

Ndjesia e shterimit të energjisë, dobësisë dhe konfuzionit është gjithnjë e pranishme.

Kur Duhet të Kërkoni Ndihmë tek Mjeku

Nëse keni simptomat e mëposhtme, sigurohuni që të shkoni menjëherë tek mjeku.

Nëse koka dhemb pas një lëndimi të saj dhe dhimbja ashpërsohet gjithnjë e më shumë.

Nëse dhimbja përkeqësohet edhe gjatë kollës apo lëvizjeve

Nëse dhimbja godet krejt papritur dhe të duket sikur koka do të cahet nga momenti në moment./AgroWeb.org

SHARE