Sfungjeri i Enëve, Burim Bakteresh – Si ta Dezinfektoni Krejt Lehtë në Shtëpi

Sfungjeri i enëve është një burim bakteriesh në kuzhinë.

Pavarësisht se është i domosdoshëm dhe aleati kryesor i pastërtisë sidomos në kuzhinë, pa kujdesin e  duhur mund të kthehet në një armik për shëndetin tuaj.

Funksioni i sfungjerit është të pastrojë mbetjet e ushqimit që mbesin në pjata pas konsumimit të vakteve.

Gjatë larjes pjesa më e madhe e mbetjeve thithen nga sfungjeri të cilat kur bashkohen me lagështirën krijojnë ambientin e duhur për zhvillimin e baktereve.

Bakterie si salmonela mund të mbijetojnë brenda sfungjerit tuaj për ditë të tëra.

Për këtë arsye thjesht përdorimi i detergjentit të enëve nuk mjafton, dezinfektoni rregullisht sfungjerin tuaj të enëve.

AgroWeb.org  në këtë artikull ju tregon se si të kujdeseni rregullisht  për higjenën e kuzhinës tuaj në mënyrën e duhur.

Një studim i vitit 2007 nga Departamenti i Agrikulturës në SHBA, tregoi mënyrat më efikase se si mund të zhdukni papastërtitë që thith sfungjeri pa pasur nevojë ta ndroni atë.

Më poshtë do të gjeni disa nga mënyrat më efikase.

Megjithatë, AgroWeb.org ju këshillon se sfungjeri i enëve duhet ndërruar e patjetër pas  apo javësh.

Lëng limoni

Merni sfungjerin dhe zhyteni në një enë me lëng limoni për një minutë.

Më pas lajeni me ujë të ftohtë dhe të bollshëm.

Kjo metodë do të reduktojë bakteret deri ne 87%.

Mikrovalë

Një tjetër mënyrë është ajo e kalimit të sfungjerit në mikrovalë.

Lani sfungjerin me ujë të bollshëm para se ta vendosni në mikrovalë  dhe lëreni për dy minuta në nxehtësi maksimale.

Kjo metodë arrin të disinfektojë deri ne 99.9% bakteret në sfungjerin tuaj.

Në mënyrë që sfungjeri juaj të qëndrojë i pastër për një kohë sa më të gjatë, sigurohuni ta pastroni mirë pas çdo larje.

Pasi të keni larë pjatat sigurohuni që në sipërfaqe të mos ketë mbetur asnjë ushqim.

Mbani gjithmonë dy sfungjerë në shtëpi në mënyrë që kur të jeni duke disinfektuar njërin të mund të përdorni tjetrin./AgroWeb.org

SHARE