GJELOSHAJ: MBYLLJA E PLOTË E BASTOREVE DHE KAZINOVE, NJË NGA KUSHTET PËR NEGOCIATA NË QEVERI

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, tha se gjatë negociatave për formimin e Qeverisë së re, një temë e veçantë dhe shumë e rëndësishme për bisedime për Forumin Shqiptar dhe për të personalisht do të jetë mbyllja e plotë e bastoreve dhe kazinove.

„Ashtu siç e kam premtua gjatë fushatës parazgjedhore, përveç çështjeve të decentralizimit dhe shpërblimit për të gjithë personat e moshuara, do të insistoj tek mbyllja e bastoreve dhe kazinove, ndërsa funksionet dhe ndarja e ministrive nuk do të jenë në fokusin primar të Forumit Shqiptar,“ shkruan Gjeloshaj në „Facebook“.

Ai më tej shtoi se realizimi i programit dhe Qeveria e pastër nga kuadrot që kanë keqpërdor pozitën publike në detyrat e mëparshëm janë prioritete.

„Pastaj mund të bisedojmë nga e cila pozitë e përgjegjësisë në Qeveri mund të jepet kontribut. Nuk do të vrapoj pas asnjë funksionit, në çdo aspekt dhe kuptim jam njeri i plotësuar, dhe misioni im në politikë është vetëm zhvillimi përmes realizimit të programit,“ theksoi Gjeloshaj.

SHARE