DAMJANOVIQ: TË GJITHË DUHET TË TREGOJNË DISIPLINË TATIMORE DHE PATRIOTIZËM TATIMOR

Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, ka bërë të ditur se të ardhurat nga sezoni turistik janë më të larta, por se të gjithë duhet të tregojnë disiplinë më të madhe tatimore dhe patriotizëm tatimor.

Ai për TVMZ tha se siç janë gjërat tani, nuk do të ketë nevojë për huamarrje të reja.

Damjanoviq ka thënë se kur është fjala për sezonin turistik, të hyrat janë rreth 30 për qind më të larta në krahasim me vitin e kaluar.

Ai ka theksuar se kanë filluar kontrollet më të forta financiare, sidomos kur bëhet fjalë për lëshimin e faturave.

“I bëj thirrje të gjithëve që të jenë përgjegjës tatimor dhe të tregojnë patriotizëm tatimor. Është e pashmangshme që të lëshohen fatura fiskale. Megjithatë, ne kemi një nivel të madh të ekonomisë në hije kur bëhet fjalë për akomodimin dhe marrjen me qira të mobiljeve të plazhit. Vetëm sot kam komunikuar me kryeinspektorin tatimor, realisht po bëjmë gjithçka për të forcuar disiplinën tatimore”, tha Damjanoviq.

Ai theksoi se kanë stabilizuar financat publike.

Siç tha ai, është rezultat i punës shumë të vështirë të të gjithëve në Ministrinë e Financave.

“Unë llogaris se, duke pasur parasysh se gjatë këtij viti kemi marrë vetëm 100 milionë hua, edhe pse është dashur të jenë 600 milionë, se vitin e ardhshëm nuk do të ketë nevojë për hua, përveç depozitave në fillim të vitit”, tha Damjanoviq.

SHARE