JAVËN E ARDHSHME NXEHTËSI TROPIKALE, TË MARTËN 42 GRADË

Sipas parashikimeve kompjuterike afatgjata, javën e ardhshme na pret një kërcim i ri i temperaturës, i cili do të shkojë deri në 42 gradë në disa pjesë të vendit.

Gjithçka do të nisë të hënën, kur në Podgoricë dhe rrethinë pritet temperatura më e lartë ditore prej 40 gradë.

Tashmë të martën dhe të mërkurën kjo vlerë mund të shkojë deri në 42, ndërsa na presin netët tropikale në të cilat temperatura nuk do të bjerë nën 28 ​​gradë.

Do të jetë disi më e tolerueshme në bregdet – pjesërisht për shkak të detit, pjesërisht për faktin se temperatura atje nuk do të kalojë 38 gradë. Përjashtim bën Ulqini me rrethinë ku pritet të jetë deri në 40 gradë.

Mjekët këshillojnë kujdes më të madh gjatë ditëve të nxehta – shmangia e qëndrimit jashtë nga ora 11:00 deri në orën 17:00 dhe pirja e shumtë e lëngjeve.  

Kjo është një valë e re e masës ajrore afrikane, por sigurisht – nuk është asgjë e pazakontë për këtë periudhë të vitit.

SHARE