OSMANI: PRESIM QË BE-ja T’I HEQË MASAT E PADREJTA NDAJ KOSOVËS

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në deklaratën për marrëveshjen me Bashkimin Europian, është shprehur se shpreson që BE-ja të tërheqë masat që janë ndërmarrë ndaj Kosovës padrejtësisht dhe të vazhdojnë me sukses dialogun mes tyre.

“Ne shpresojmë që BE-ja t’i tërheqë masat të cilat janë ndërmarrë ndaj Kosovës padrejtësisht dhe ne mund të vazhdojmë me më shumë suksese në dialog. Sa i përket procedurave për përgatitjen e zgjedhjeve nuk ka nevojë për shumë kohë. Ligjet e japin mundësinë për organizimin e zgjedhjeve”, ka thënë ajo.

Ajo shprehet se më 23 prill serbët nuk patën marrë pjesë në zgjedhje për shkak të shantazheve nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe se Kosova do të veprojë sipas obligimeve.

SHARE