Qeveria e Malit të Zi ka ndarë 800 mijë euro nga rezerva aktuale buxhetore për Komunën e Tuzit, si mbështetje financiare, me qëllim tejkalimin e problemit të likuiditetit të buxhetit komunal.
Kështu është vendosur në seancën e sotme të Qeverisë.
“Nga kjo shumë, 400 mijë euro do të paguhen si mbështetje e pakthyeshme, ndërsa 400 mijë euro do të jepen në formë kredie, ku shlyerja do të bëhet në kurriz të fondeve të Fondit të Barazimit, të cilat i përcaktohen çdo muaj Komunës së Tuzit, brenda pesë viteve, në 60 këste mujore të barabarta, duke filluar nga data 15 gusht. Në këtë drejtim, Qeveria ka privatizuar tekstin e Marrëveshjes për rregullimin e të drejtave dhe detyrimeve të ndërsjella ndërmjet Qeverisë dhe Komunës së Tuzit në bazë të kredisë”, thuhet në njoftim.