NJOFTIM PËR STUDENTË

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi informon të gjithë të interesuarit që duan të ndjekin studimet e larta në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” se është hapur konkursi për pranimin e studentëve të rinjë për vitin akademik 2023/2024.

Të gjitha të dhënat për procedurat e aplikimit, afatet dhe datat e provimeve pranuese, janë në web faqen e UP-së “Hasan Prishtina”: file:///C:/Users/Moderator/Downloads/Konkurs%20per%20pranimin%20e%20studenteve%20-%20Universiteti%20i%20Prishtines.pdf

KKSH njofton se me datë 14.07.2023 do të bëhet shpallja për disa plotesime të udhezimit për disa programe studimi si ekonomik, juridik etj.

Po ashtu do të ketë edhe një afat plotësues të pranimeve në Universitetet Publike të Republikës së Kosovës në muajin shtator të këtij viti.

Për informata shtesë mund të kontaktoni në adresat e Këshillit Kombetar çdo ditë pune permes e-mailit: knsh@t-com.me dhe kksh.mn@gmail.com si dhe ne numrin e tel: 030/ 401-302.

SHARE