Gratë në Mal të Zi zotërojnë vetëm 25 për qind të pasurive të paluajtshme, u njoftua në seminarin për barazinë dhe inkurajimin e përfshirjes së grave në procesin e vendimmarrjes, i cili u mbajt në Bijello Pole.
Është raportuar se gratë në Mal të Zi janë të përfaqësuara dobët në pozitat më të përgjegjshme, pastaj ka mungesë të të kuptuarit të mjedisit në të cilin jetojnë, si dhe mirëkuptimet tradicionale dhe paragjykimet që shpesh janë pengesë në realizimin e të drejtave të grave që i përkasin ligjërisht atyre.
Në këtë kontekst, bie në sy, për shembull, zakoni që burrat të trashëgojnë pasurinë, pra se është “detyrim” i motrave që t’ia lënë trashëgiminë vëllait ose vëllezërve.
Në seminar morën pjesë këshilltarët nga komunat Bijello Pole, Ulqin, Rozhajë, Plavë dhe Mojkovc, si dhe këshilltarë nga Kryeqyteti i Podgoricës.