DAMJANOVIQ: 2025 DO TË JETË VIT KRITIK, BORXHET PO VIJNË

Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, ka thënë se viti 2025 do të jetë kritik për buxhetin sepse do të paguhen borxhet nga viti 2019 dhe 2020, rreth 1 miliard e 150 milionë euro.

Qeveria ka vendosur udhëzime të politikës makroekonomike dhe fiskale për periudhën 2023. 

Damjanoviq tha në seancë se me rezultatet e mira që kemi në anën e të hyrave, sipas parashikimeve të kompanive përkatëse konsulente, kemi rritjen më të lartë në rajon. 

“Plani është që në periudhën e ardhshme të kemi një rritje prej rreth 3-3.5 për qind”, tha ai.

Ai theksoi se vazhdojnë planifikimet konservatore, falë të cilave kanë marrë më shumë mjete se sa ishte planifikuar.

„Dalëngadalë po krijojmë bazat për stabilizim fiskal, me kujdes, sepse detyrimet që vijnë në 2025 dhe 2027 nuk janë të vogla dhe më pas do të kthehen borxhet e vitit 2019 dhe 2020 nga emetimi i obligacioneve”, tha ai.

Damjanoviq tha se plani është që kriza të tejkalohet pa borxhe shtesë.

Kryeministri Dritan Abazoviq theksoi se, nëse jemi të disiplinuar, viti 2025 nuk do të jetë problem. 

Abazoviq vuri në dukje se qeveria e tij ka marrë hua vetëm 100 milionë dhe kështu është përgatitur për vitin 2025, i cili do të jetë kritik për shkak të shlyerjes së borxheve nga periudha e kaluar.

Në vitin 2025 është planifikuar shlyerja e borxhit prej 873 milionë euro dhe rreth 180 milionë euro interesa.

SHARE