Kryeministri në mandatin teknik, Dritan Abazoviq, tha se është dëgjuar kërkesa që Qeveria të mos merret me çështje teknike që kanë të bëjnë me aeroportin, por është i mendimit që aeroporti i Tivatit të kalojë me koncesion, aeroporti i Podgoricës do të rikonstruktohet dhe se është e nevojshme hapja e një të treti në Berane.
“Thanë mos i merrni ato vendime, se jeni në rrëmujë teknike. Kjo ishte një kërkesë, ne e plotësuam atë dëshirë. Personalisht mendoj se vetëm një aeroport duhet të kalojë me koncesion, ai është aeroporti i Tivatit, të Podgoricës duhet ta rindërtojmë nga mjetet tona, me të gjitha përpjekjet që të tretin ta fillojmë në Berane”, tha Abazoviq në seancën e sotme të Qeverisë.
Kryeministri Abazoviq tha se zhurma po krijohet për të heshtur lajmet se të hyrat në buxhet janë mbi 20 për qind më të larta se sa ishte planifikuar dhe se Mali i Zi ka arritur një fitim të paplanifikuar mbi 200 milionë euro në gjashtë muajt e parë.
“Ata janë të zemëruar për këtë dhe duhej thënë se diçka e jashtëzakonshme po ndodh me aeroportet e Malit të Zi. Unë i ftoj qytetarët të shkojnë në aeroporte dhe të shohin se e vetmja gjë e jashtëzakonshme është se ka shumë turistë, që duhet të na bëjnë të lumtur dhe e kanë shfrytëzuar deklaratën e zëdhënëses së KE-së se disa projekte nuk janë miratuar për Malin e Zi, gjë që ka ndodhur më parë jo vetëm në Mal të Zi, por edhe në vende të tjera”, tha Abazoviq.