Ditë jo pune me rastin e festës së shtetësisë së Malit të Zi do të jenë të enjten dhe të premten, 13 dhe 14 korrik, njoftoi Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
“Organet shtetërore dhe të vetëqeverisjes lokale, institucionet publike, shoqëritë tregtare dhe subjektet e tjera që kryejnë veprimtari me interes publik janë të detyruara të sigurojnë kryerjen e punëve në ditë festash, ndërprerja e të cilave mund të ketë pasoja të dëmshme për qytetarët apo shtetin”, thuhet në njoftim.