OT: MBI 20.000 MYSAFIRË NË RIVIERËN E ULQINIT

Të dhënat e fundit të Organizatës Turistike tregojnë se sezoni kryesor në rivierën e Ulqinit ka filluar.

Siç thuhet, aktualisht në Ulqin janë 20.279 mysafirë të regjistruar, prej të cilëve rreth dy të tretat, ose 13.930 janë të evidentuar në akomodime private.

Në hotele janë 5675, ndërsa në kampe dhe resorte janë 674 turistë.

SHARE