Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol, tha se këtë dimër çmimet e energjisë në Evropë mund të rriten ndjeshëm dhe kjo do t’i detyrojë qeveritë të ndërhyjnë dhe të subvencionojnë sërish faturat.
Çmimet e gazit janë rritur që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, duke rritur faturat e energjisë elektrike në mbarë botën. Dhe ato do të vazhdojnë të rriten nëse ekonomia e Kinës ngrihet pas heqjes së kufizimeve të Covid-19.
Në këtë mënyrë, pritet një dimër i ashpër, që do të ushtrojë presion të konsiderueshëm mbi konsumatorët.
Birol u bëri thirrje qeverive të zhvillojnë ruajtjen e energjisë dhe të përdorin më aktivisht burimet e rinovueshme të energjisë.
Ai theksoi se shumë qeveri evropiane kishin bërë “gabime strategjike”, duke përfshirë mbështetjen e tepërt tek Rusia për energji dhe se politika e jashtme ishte “e lidhur” me vendime tregtare afatshkurtra.
Dimrin që lamë pas çmimi i energjisë pësoi një rritje të konsiderueshme, megjithatë Shqipëria ia doli të shmangë rritjen e saj në faturat për konsumatorët familjarë.