E HËNA ISHTE DITA MË E NXEHTË NË HISTORI

E hëna e 3 Korrikut shënoi ditën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë në botë. Temperatura mesatare globale arriti në 17.01 gradë Celsius, sipas të dhënave të analizuara nga Qendrat Kombëtare amerikane për Parashikimet Mjedisore.

Kjo temperaturë theu rekordin e shënuar në Gusht të 2016-ës, kur mesatarja arriti në 16.92 gradë Celsius.

Javët e fundit, valën më të fuqishme të të nxehtit e kanë vuajtur rajonet jugperëndimore të Shteteve të Bashkuara.

Rekordi amerikan për këtë verë u arrit në jug të Teksasit ku termometri shënoi 48 gradë Celsius.

Në Kinë, vazhdon një valë e qëndrueshme e të nxehtit, me temperatura mbi 35 gradë Celsius.

Afrika Veriore ka parë temperatura gati 50 gradë. Rekorde janë shënuar edhe në kontinentin e akullt, Antarktidë, ku edhe pse dimër, termometri shënoi nivelin më të lartë 8.7 gradë Celsius.

SHARE