MBETEMI TË PËRKUSHTUAR PËR FORCIMIN E MARRËDHËNIEVE MIQËSORE ME SHBA-në

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, në emër të qytetarëve të Malit të Zi dhe në emrin e tij, i dërgoi urime Presidentit Joseph Biden për 4 korrikun – Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me urimet më të sinqerta për sukses dhe mbarësi.

“Mali i Zi dhe SHBA janë të lidhur me një aleancë afatgjatë dhe përkushtim ndaj të njëjtave parime si liria, demokracia, paqja dhe prosperiteti. Falë mbështetjes së partnerëve të tij, ndër të cilët vend të spikatur kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mali i Zi u bë anëtar i NATO-s, gjë që përmirësoi stabilitetin e vendit tonë, por edhe të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Këtë e konsideroj jashtëzakonisht të rëndësishme në kohën e sfidave të shumta për vlerat tona të përbashkëta euroatlantike”, ka thënë Millatoviq në urimin e tij.

Mali i Zi vlerëson mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i japin zhvillimit të tij demokratik dhe ekonomik, tha kryetarja e Kuvendit, Danijela Gjuroviq.

“Të udhëhequr nga të njëjtat vlera si paqja, liria, demokracia, sundimi i ligjit dhe solidariteti, jam e bindur se do të vazhdojmë bashkëpunimin e frytshëm nga i cili do të përfitojnë qytetarët e vendeve tona”, tha Gjuroviq.

SHARE