Për periudhën nga 1 janari deri më 30 qershor 2023, parqet kombëtare kanë arritur të ardhura prej 874,747,70 euro, që është për 141,77 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur të ardhurat ishin 361,811,50 euro, tha kryeministri Dritan Abazoviq.
“Tendencat janë të shkëlqyera dhe të dhënat e mësipërme janë një tregues i qartë se ne po shkojmë me guxim drejt një sezoni rekord turistik”, tha ai në Twitter.
Abazoviq përgëzoi drejtorin e Parqeve Kombëtare të Malit të Zi Vladimir Martinoviq dhe ekipin e tij të cilët me një qëndrim të përgjegjshëm i përmbushin detyrat e tyre në mënyrë perfekte.
“Pas aksioneve kundër gjuetisë pa leje në Liqenin e Shkodrës, ky është një tjetër tregues i rëndësishëm se si menaxhohen pasuritë shtetërore. Ne po vazhdojmë me fushatën Montengero 365 dhe promovojmë Malin e Zi si një destinacion të gjelbër! Jemi në rrugën e duhur”, ka thënë Abazoviq.