OKB ME MBLEDHJE URGJENTE PËR DJEGIEN E KURANIT

Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara në ditët në vijim do të mbajë një takim urgjent për të adresuar incidentet e fundit të djegies së Kuranit në Evropë, tha një zëdhënës i Këshillit.

“Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së do të mbajë në takim urgjent për të diskutuar për aktet e paramenduara të urrejtjes fetare, siç u manifestua me përdhosjen e Kuranit të shenjtë në disa shtete evropiane”, tha zëdhënësi Pascal Sim.

Kjo mbledhje është thirrur nga Pakistani, që ka parashtruar kërkesën në emër të Organizatës për Bashkëpunim Islamik.

Më 28 qershor, një irakian shqeu disa fletë dhe më pas dogji librin e Kuranit para një xhamie në Stokholm të Suedisë. A

i kishte marrë leje për protestën para xhamisë dhe protesta përkoi me nisjen e Festës së Kurban Bajramit. Salwan Momika tha se kishte kërkuar leje nga policia për të djegur Kuranin, për “të shprehur mendimin tim për Kuranin”.

Kjo protestë nxiti reagim të ashpër nga shtetet myslimane në mbarë botën.

Kjo nuk është hera e parë që në Stokholm mbahen protesta në të cilat është lejuar djegia e Kuranit.

Në janar, në Stokholm një person dogji Kuranin, që çoi në reagim të ashpër të Turqisë. Ky incident thelloi mospajtimet mes Ankarasë dhe Stokholmit, teksa Turqia ende nuk ka ratifikuar pranimin e Suedisë në NATO.

SHARE