NGA NESËR ËMBËLSIRAT DHE CIGARET DO TË JENË MË TË SHTRENJTA

Nesër hyjnë në fuqi ndryshimet në Ligjin për akcizat, të miratuara në shkurt të këtij viti, të cilat ndër të tjera do të ndikojnë në rritjen e çmimit të një pakete cigaresh për rreth dhjetë cent dhe një kilogram të ëmbëlsirave për rreth 60 cent.

Ndryshimet do të rrisin edhe çmimin e plastikës njëpërdorimshe, si dhe është planifikuar ulje e akcizës për karburantet për fermerët, peshkatarët dhe një pjesë të transportuesve të regjistruar.

Ndryshimet në ligj ndryshuan kalendarin e akcizës për produktet e duhanit, për të përmbushur direktivën e Bashkimit Evropian (BE) në vitin 2025 që akciza totale (specifike dhe proporcionale) për cigaret nuk mund të jetë më e vogël se 90 euro për njemijë cigare, që është 1.8 euro në paketë.

Me këtë ndryshim kalendari është përshpejtuar, ndaj nga nesër do të nisin rritjet që është dashur të ndodhin vitin e ardhshëm.

SHARE