ABAZOVIQ: KE-ja VLERËSOI MBAJTJEN E REGJISTRIMIT

Gjatë mandatit të kësaj Qeverie, çdo segment në luftën kundër korrupsionit dhe krimit po përparon, ka bërë të ditur kryeministri Dritan Abazoviq në seancën e sotme të Qeverisë.

“Çdo segment po përparon kur aktivitetet e Prokurorisë Speciale e Shtetit të Malit të Zi janë duke u zhvilluar. Ndalimi i kontrabandës së narkotikëve është i lavdërueshëm. Procesi ynë zgjedhor ishte si në vendet perëndimore. Këto janë faktet, që të mos ketë dilema”, tha ai.

Kryeministri i bëri thirrje mbledhjes së re të Kuvendit që të gjejë sa më shpejt zgjidhjen dhe të përfundojë emërimet në drejtësi.

“Na duhej një konsensus më i gjerë, të cilin nuk e gjetëm, sa i përket zgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorit të Lartë të Shtetit në mandat të plotë. Por kur është fjala për kapitullin 24, bashkëpunimi policor me organizatat ndërkombëtare është trajtuar si i shkëlqyer, ndërsa me EUROPOL-in është prefekt”, tha Abazoviq.

Abazoviq ka folur edhe për temën e regjistrimit, duke thënë se tani edhe zyrtarët evropianë po i lavdërojnë njoftimet për të njëjtin.

“Të gjithë vijnë tek ajo që ne thamë herët a vonë. Tani ata janë të gjithë për regjistrim,” tha Abazoviq.

SHARE