Kompostoja e Pjeshkës

Të dhënat më të fundit, të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se kompostoja e pjeshkës është shumë e shëndetshme për organizmin.

Kompostoja e pjeshkës ofron më shumë vitaminë E dhe folat se pjeshkët e freskëta.

Këto vlera në fakt i atribuohen pjeshkëve të bëra komposto në kushtet e shtëpisë por pa sheqer të shtuar.

Një studim i ri i publikuar në Gazetën e Shkencës së Ushqimit dhe Bujqësisë zbulon se kompostoja e pjeshkës ofron 4 herë më shumë vitaminë C se sa e njëjta sasi pjeshkësh të freskëta.

Studiuesit kanë vërtetuar shkencërisht se procesi i konservimit hap qelizat e tulit të frutave dhe i bën më të lehtë për t’u përthithur nga organizmi.

Shkencëtarët thonë se e njëjta arsye ndodh me salcën e domates që ofron nivele më të lartë të likopenit krahasuar me domatet e freskëta.

Për shumë njerëz, pjeshkët komposto nuk i afrohen ngrënies së një pjeshke të freskët të stinës. Por në të vërtetë sezoni i pjeshkëve është i shkurtër, ndaj komposto është një zgjidhje afatgjatë.

Kompostoja e pjeshkës është shumë e mirë për njerëzit që kanë probleme me stomakun sepse tretet lehtë. Kjo komposto është efikase kundër diaresë dhe gazrave.

Më poshtë do të mësoni më shumë edhe për vlerat e tjera të këtij fruti të mirë për shëndetin.

Pjeshkët Për Shërim

Një kokërr pjeshkë plotëson 15% të nevojës ditore për vitaminë C.

Kjo e fundit është e dobishme për shërimin e plagëve dhe lëndimeve dhe për imunitet të fortë.

Pjeshka Për Sy Të Mprehtë

Ky frut përmban beta karoten, një antioksidant që transformohet në vitaminë A.

Vitamina A është shumë e rëndësishme për shikimin por edhe për imunitetin.

Tretje Më E Mirë

Një pjeshkë plotëson 9 përqind të nevojës ditore për fibër. Ushqimet me fibër e mbrojnë organizmin nga sëmundje si diabeti, problemet me zemrën dhe tumori i zorrës së trashë, por edhe konstipacioni.

Fruti Ideal Për Peshën

85% e përmbajtjes së pjeshkës është ujë. Fibra dhe uji janë kombinimi ideal për ata që duan të humbasin në peshë.

Duke ngrënë pjeshkë, njeriu ndihet i ngopur për më shumë kohë dhe ka tendencën të hajë më pak.

Vitamina E

Arrorët dhe farat janë ndër burimet më të pasura të vitaminës E, megjithatë edhe pjeshkët janë të pasura me këtë vitaminë.

Ky antioksidant është i dobishëm për të gjitha qelizat e trupit dhe imunitetin.

Pjeshkë Për Kocka Të Forta

Pjeshkët përmbajnë kalium, një mineral që ul tensionin e gjakut, parandalon formimin e gurëve në veshka dhe humbjen e dendësisë kockore.

Njeriu ka nevojë për 4,700 miligramë kalium në ditë. Një pjeshkë ofron 250 miligramë.

Pjeshkët Dhe Shëndeti I Dhëmbëve

Pjeshkët përmbajnë fluor, një mineral që gjendet edhe tek pasta e dhëmbëve.

Ky mineral pastron gojën nga bakteret që shkaktojnë kavitet të dhëmbëve./

SHARE