Omëletë me Mjaltë dhe Banane

Omëleta është një ndër recetat më të hershme jo vetëm të kuzhinës shqiptare por gjithë kuzhinës botërore.

Një ushqim i shijshëm por mbi të gjitha i pasur me vlera ushqyese, me përbërës kryesor vezët, omleta vijon të mbetet simboli i një mëngjesi të shëndetshëm.

Omëleta përgatitet shumë lehtë, kërkon pak kohë dhe mund të kombinohet me përbërës të ndryshëm.

Më poshtë, AgroWeb.org u sugjeron një recetë të shëndetshme të përgatitjes së omëletës krejt ndryshe, por me plot shije dhe shëndet.

Përbërësit

4 vezë

2 lgj qumësht

2 lgj mjaltë

1 lgj vaj

1 banane

Përgatitja

Rrihni së bashku vezët, qumështin dhe mjaltin derisa të bashkohen.

Ngrohni vajin në një tigan, hidhni aty përzierjen e vezëve dhe shtoni më pas bananen e shtypur.

Mbulojeni tiganin me një kapak dhe gatuajeni në nxehtësi mesatare derisa pjesa e poshtme të skuqet.

Më pas kthejeni omletën nga ana tjetër dhe lëreni në zjarr derisa të skuqet. Në fund nuk ju mbetet gjë tjetër vetëm që ta shijoni.

SHARE