MILLATOVIQ: NGA KONSENSUSI NË KUVEND DERI NË EMËRIM NË GJYQËSOR

Tre vitet e ardhshme janë vendimtare në mënyrë që Mali i Zi të bëhet anëtar i plotë i BE-së deri në vitin 2027 ose 2028, tha presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq në konferencën “Rishikimi i 11 viteve të progresit dhe sfidave, si të ringjallen negociatat me BE-në”, organizuar nga Qendra për Edukim Qytetar.

Millatoviq thotë se në vitin e ardhshëm ka hapësirë ​​për të ecur më fuqishëm në rrugën drejt BE-së.

Është e rëndësishme, siç thekson ai, që në muajt e ardhshëm të merren vendime për emërimet në gjyqësor, të cilat janë nën juridiksionin e Parlamentit të Malit të Zi dhe që, siç pret ai, duhet të konstituohen në gjysmën e dytë të korrikut.

Presidenti tha se rruga evropiane e Malit të Zi deri më tani mund të ndahet në tri periudha – nga viti 2012, kur zyrtarisht filluan negociatat me BE-në deri në krijimin e qeverisë së Dushko Markoviqit, pastaj nga viti 2016 deri në 2020 dhe nga ai vit e deri më sot, si dhe procesi i anëtarësimit duhet parë përmes dimensionit të vullnetit politik dhe kapacitetit teknik.

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka bërë të ditur se i propozon presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, që të lexojë më me vëmendje raportet e Komisionit Evropian (KE) për Malin e Zi për periudhën deri në vitin 2020, si dhe ato për periudhën nga viti 2020 e deri më sot.

Markoviq shkroi në Twitter në lidhje me pretendimet e sotme të Millatoviqit se “kishte një ngecje në rrugën evropiane të Malit të Zi gjatë periudhës kur Markoviq ishte kryeministër”.

SHARE