GJUROVIQ: 88,833 TURISTË NË MAL TË ZI, 7.98 PËR QIND MË SHUMË SE VITIN E KALUAR

Aktualisht në Mal të Zi po qëndrojnë 88.833 turistë, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Goran Gjuroviq.

Siç tha ai, në akomodime private janë 54.593, në hotele 33.203 dhe pjesa tjetër (1.037) janë në resorte dhe kampe.

“Më së shumti mysafirë janë në Budva (29.030), pasuar nga Herceg Novi (18.664), pastaj Tivari (12.688) dhe Ulqini (12.371). Numri i turistëve është 7,98 për qind më shumë se vitin e kaluar dhe në nivelin e vitit 2019”, tha ministri Gjuroviq.

Gjatë periudhës krahasuese, është evidente se numri i turistëve në këtë ditë vitin e kaluar në Ulqin ka qenë më i madh se sivjet dhe ka arritur në 9.072.

SHARE