Tre Trajtime me të Bardhë Vezësh për një Lëkurë të Shëndetshme

Një nga gjërat që shumica e njerëzve harrojnë të përfshijnë në rutinën e tyre është kujdesi për lëkurën.

Nga dielli e vapa përvëluese kalojmë tek i ftohti, të gjitha këto ndryshime kanë ndikimin e tyre tek shëndeti i lëkurës.

Si çdo organ në trupin tuaj, edhe lëkura kërkon ushqyesit e nevojshëm që të kryejë siç duhet funksionin e saj.

Duke nisur nga aknet e deri tek problemet më serioze si ekzema apo psoriaza, e kanë fillimin tek kujdesi ndaj lëkurës.

Një nga ushqyesit më të mirë natyral për lëkurën gjendet në frigoriferin tuaj.

E bardha e vezës përmban rreth 4g proteina dhe plot vitamina dhe minerale si kalciumi, magnezi, dhe folate.

Të gjithë këto ushqyes pasurojnë me vlera çdo tip lëkure.

Nga trajtimi i rrudhave e deri tek poret e zmadhuara, e bardha e vezës është zgjidhja perfekte.

AgroWeb.org ju tregon tre maska të ndryshme për çdo problem që mund të keni.

Për lëkurë të yndyrshme

  • 1 e bardhë veze
  • Gjysmë limoni i shtrydhur
  • 1 lugë çaji me mjaltë

Përzjejini të gjithë përbërësit në një tas dhe lyeni fytyrën tuaj. Lëreni maskën të thahet në lëkurë për 15-20 minuta dhe më pas laheni me ujë të vakët.

Lëngu i limonit do të balancojë prodhimin e yndyrës e ndërsa aftësitë antibakteriale të mjaltit qetësojnë aknet.

Trajtimi Pastrues

  • 1 e bardhë veze
  • 1 lugë gjelle me sheqer
  • 2 lugë çaji me niseshte

Bashkojini përbërësit dhe lyeni fytyrën tuaj. Lëreni maskën për 15-20 minuta sa të thahet plotësisht.

Më pas hiqeni ngadalë me duar. Shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët. E bardha e vezës do të tërheqë lëkurën duke i dhënë asaj një pamje më të re.

Sheqeri, nga ana tjetër, do të pastrojë poret nga papastërtitë e mbledhura gjatë ditës. Pasi të hiqni maskën lyejeni fytyrën me aloe vera.

Trajtimi qetësues

  • 1 e bardhë veze
  • 1 lugë çaji me xhel aloe vera
  • 1 lugë çaji me çaji kamomili

Bashkojini që të gjithë përbërësit dhe lyeni fytyrën me masën e formuar.

Lëreni të thahet plotësisht për 20 minuta e më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Xheli i aloe verës dhe çaji i kamomilit do të qetësojë inflamacionet dhe skuqjen e lëkurës.

SHARE