MINISTRAT DUKAJ DHE GJEKA URUAN FESTËN E KURBAN BAJRAMIT

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, në emër të Ministrisë së Administratës Publike dhe në emër të tij, ka uruar kryetarin e Bashkësisë Islame, z. Rifat Fejziq, si dhe të gjithë besimtarët e fesë islame me rastin e Kurban Bajramit.

„Le të na kujtojë ky Bajram parimet themelore fetare të dashurisë, respektit ndërpersonal dhe solidaritetit në çdo të mirë apo të keqe që mund t’i ndodhë njeriut. Uroj që festat të kalojnë në paqe dhe mirëqenie, me shëndet, gëzim dhe lumturi familjare”.

Me rastin e festës më të madhe islame, Kurban Bajramit, ministri i Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir Gjeka i dërgoi urimet më të sinqerta, Reisit Rifat Fejziq dhe të gjithë qytetarëve të besimit islam.

“Qofshin ditët e Bajramit me solidaritet, respekt të ndërsjellë dhe harmoni ndërfetare, që është trashëgimia jonë dhe për të cilën njihet Mali i Zi. Kurban Bajrami na kujton rëndësinë e të treguarit të solidaritetit dhe të ndihmës ndaj atyre në nevojë. Le ta ndajmë gëzimin e Bajramit me të dashurit, miqtë, fqinjët tanë, duke festuar me shëndet, shpirtra të pastër, duke përhapur dashuri dhe respekt për të tjerët. Uroj që vlerat e Bajramit t’i mbushin zemrat e të gjithë besimtarëve të besimit islam me ngrohtësi, paqe dhe mirësi, shtëpitë e tyre me gëzim dhe të jenë nxitje për forcimin e mëtejshëm të besimit dhe bashkëpunimit mes njerëzve.“ 

SHARE