GJYKATA KUSHTETUESE I ANULOI NDRYSHIMET NË LIGJIN PËR PRESIDENTIN

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme anuloi njëzëri ndryshimet në Ligjin për Presidentin, i cili u miratua në dhjetor të vitit të kaluar.

Iniciativat për vlerësimin e kushtetutshmërisë së atij dokumenti paraprakisht në Gjykatën Kushtetuese i kanë dorëzuar Boris Bastijançiq, këshilltari i ish-presidentit Millo Gjukanoviq për sistemin kushtetues dhe çështjet juridike dhe OJQ Qendra për Tranzicion Demokratik.

Ndryshimet në Ligjin për Presidentin u miratuan në parlament në dhjetor 2022.

Qëllimi i ndryshimeve ishte që të krijohen kushte që Kuvendi të propozojë mandatarin nëse Presidenti i Shtetit nuk e bën këtë, gjë që ndodhi në rastin e Miodrag Lekiqit (Demos).

Edhe pse Komisioni i Venecias gjykoi se ndryshimet e Ligjit nuk ishin të harmonizuara me Kushtetutën, megjithatë ai u miratua, por përpjekja që Lekiqi të formonte qeveri dështoi.

SHARE