BB: MALIT TË ZI DO T’I DUHEN 40 VJET PËR TË BARAZUAR NIVELIN E TË ARDHURAVE TË QYTETARËVE TË TIJ ME BE-në

Pavarësisht progresit në dekadën e kaluar, Mali i Zi ka nevojë për një strategji të re të rritjes së qëndrueshme, sepse nëse vazhdon me ritmet e rritjes përpara krizës së koronës, vendit do t’i duhen 40 vjet për të barazuar nivelin mesatar të të ardhurave të qytetarëve me nivelin në Bashkimin Evropian, tha Banka Botërore.

Këtë e thanë përfaqësuesit e asaj banke në Podgoricë gjatë prezantimit të memorandumit ekonomik për Malin e Zi – “Drejt strategjisë së rritjes së qëndrueshme”, model i bazuar në produktivitetin, kapitalin njerëzor dhe ruajtjen e burimeve natyrore.

Kreu i zyrës së Bankës Botërore për Malin e Zi, Christopher Sheldon, theksoi tre fusha kryesore të këtij modeli, “heqjen e pengesave rregullatore për rritjen dhe hyrjen e kompanive në treg, përdorimin e tregtisë për t’u mundësuar kompanive të aksesojnë tregjet dhe teknologjitë e reja, duke çliruar potencialin e kapitalit njerëzor të Malit të Zi përmes krijimit të mundësive të barabarta”.

Nëse Mali i Zi do të miratonte reforma dhe do të përshpejtonte rritjen me katër ose pesë për qind në vit, siç tha ekonomisti i Bankës Botërore Milan Lakiçeviq, afati i parashikuar mund të shkurtohej dhe të ardhurat e qytetarëve do të arrinin nivelin e BE-së në 15 vjet.

SHARE