KSHZ: NUK KA KUSHTE PËR SHPALLJEN E REZULTATEVE PËRFUNDIMTARE TË ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) njoftoi se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 11 qershor, për shkak se afatet për paraqitjen e kundërshtimeve në KSHZ dhe ankesave në Gjykatën Kushtetuese janë ende në pritje.

KSHZ-ja përkujtoi se afati për publikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve skadon sonte në mesnatë.

“Duke pasur parasysh se procedurat për kundërshtime dhe ankesa janë ende në vazhdim, gjegjësisht nuk kanë skaduar afatet për paraqitjen e kundërshtimeve në KSHZ, përkatësisht ankesave në Gjykatën Kushtetuese, nuk janë bërë kushtet ligjore për përcaktimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve dhe publikimin e tyre,” thuhet në deklaratë.

SHARE