Komisari evropian për zgjerim, Oliver Varhelyi e ka mirëpritur vendimin e autoriteteve serbe për lirimin nga paraburgimi të tre policëve të Kosovës të arrestuar më 14 qershor.
Ai me këtë rast kërkon depëshkallëzim të situatës në veri, përfshirë këtu zgjedhjet e reja dhe themelimi e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
“Deeskalimi duhet të vazhdojë, zgjedhjet e reja komunale duhet të organizohen pa vonesa dhe Marrëveshjet nga dialogu duhet të zbatohen përfshirë krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka shkruar në Twitter, Varhelyi.