ABAZOVIQ NË KRYE TË KËSHILLIT PËR NATO-n, EMËROHEN ANËTARËT

Qeveria e Malit të Zi emëroi sot Këshillin e NATO-s të kryesuar nga kryeministri Dritan Abazoviq.

Anëtarët e këshillit janë kreu i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministri i Brendshëm, Filip Axhiq, Ministrat e Drejtësisë, Financave dhe Administratës Publike, Marko Kovaç, Aleksandar Damjanoviq dhe Marash Dukaj, si dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Mirosllav Shqepanoviq.

Këshilli është organ këshillimor i Qeverisë, detyrat e të cilit janë të shqyrtojë, propozojë dhe koordinojë veprimtaritë politike, ushtarake, juridike, financiare dhe të tjera profesionale të organeve shtetërore të Malit të Zi si anëtare e Aleancës.

Abazoviq tha në seancën e Qeverisë se Mali i Zi e ka kaluar provimin e demokracisë dhe se Qeveria do të vazhdojë punën e saj derisa të përfundojnë proceset e tjera pas zgjedhjeve.

Kryeministri Abazoviq tha gjithashtu se janë plotësuar kushtet për pagesën e pensioneve të shtuara për mbi 125 mijë pensionistë. 

“Kjo është mënyra më e mirë për të treguar se qeveria nuk po punon para zgjedhjeve, zgjedhjet kanë përfunduar”, tha ai.

Në seancën e sotme është përcaktuar rregullorja për rimbursimet e veçanta të shpenzimeve dhe të hyrave tjera gjatë punës në përfaqësinë diplomatike-konsullore. 

Përfaqësuesi i Ministrisë së Çështjeve Evropiane tha se është e nevojshme të harmonizohen kostot me situatën aktuale ekonomike në botë.

Ministria e Arsimit do t’u sugjerojë shkollave që t’u lënë hapësirë kujdesit shëndetësor të nxënësve për të rikthyer shërbimet stomatologjike në shkolla, tha ministri i Arsimit Miomir Vojinoviq.

Ministri i Shëndetësisë Dragoslav Shqekiq tha se qëllimi është përmirësimi i kujdesit parësor shëndetësor, para së gjithash, kujdesi shëndetësor i fëmijëve.

“Qëllimi ynë është që në sistemin shëndetësor publik të kthehet stomatologjia, veçanërisht ajo e fëmijëve, me rastin e dhënies së këtyre pëlqimeve, një pjesë e shkollave kanë respektuar marrëveshjen, ndërsa tjetra kanë lidhur kontrata për dhënien me qira të lokaleve për periudha të caktuara që janë të gjata. Ajo që dua të them është se nëse nuk jepen klauzola në ato kontrata, ne nuk mund ta votojmë”, tha Shqekiq.

Abazoviq theksoi se në këtë mënyrë shkollat kanë vite që fitojnë mjete të caktuara, ndërsa ministri i Arsimit tha se Ministria e Arsimit do t’u sugjerojë shkollave që t’u lënë hapësirë kujdesit shëndetësor të nxënësve. 

SHARE